Ndërlidhjet

Jaap de Hoop Scheffer viziton Kosovën


Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jaap de Hoop Scheffer sot viziton Kosovën.

Scheffer do të takohet me presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi, si dhe me zyrtarët ndërkombëtarë dhe komandantët e paqëruajtësve të NATO-s në Kosovë.

Scheffer pritet të takojë udhëheqësit e misionit EULEX dhe shefin e ri të UNMIK-ut, si dhe do të vizitojë trupat e KFOR-it të stacionuara në pjesën veriore të Kosovës.

Në përfundim të vizitës, Scheffer do të mbajë një konferencë për shtyp në aeroportin e Sllatinës.
XS
SM
MD
LG