Ndërlidhjet

Moskë: EULEX vetëm me pajtimin e Beogradit


Rusia do të pajtohet me praninë e EULEX-it në Kosovë, nëse me këtë pajtohet Beogradi dhe nëse miratohet rezolutë përkatëse në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Komentet i bëri përfaqësuesi i Rusisë pranë Bashkimit Evropian, Vladimir Chizov.

"Nuk jemi kundër që Bashkimi Evropian të marrë një pjesë të përgjegjësisë për Kosovën, siç propozon Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, por kjo duhet të bëhet duke u bazuar në rregullat juridike ndërkombëtare" tha Chizov, njoftoi agjencia RIA Novosti.
XS
SM
MD
LG