Ndërlidhjet

BE: Arrestohen 75 veta për trafikim


Policia në mbarë Evropën arrestoi 75 persona në bastisjet masive kundër një rrjeti irakian për trafikimin e qenieve njerëzore.

Europoli tha se të dyshuarit ishin të përfshirë në trafikim ilegal të imigrantëve në dhe brenda Bashkimit Evropian.

Rreth 1.300 policë ishin të angazhuar në operacionin që u zhvillua në Francë, Gjermani, Greqi, Norvegji, Holandë, Suedi dhe në Britani.
XS
SM
MD
LG