Ndërlidhjet

Gaza: Izraeli mbylli tre vendkalime


Ushtria izraelite tha se i ka mbyllur tre vendkalime, në Rripin e Gazës, si përgjigje ndaj raketimeve, të cilat e kanë shkelur armëpushimin ndërmjet Izraelit dhe militantëve në Gaza.

Ushtria tha se ka mbetur i hapur vetëm një vendkalim për këmbësorët.

Raketat që u shkrepën dje në qytetin jugor izraelit Sderot, ishin të parat që kur Izraeli dhe lëvizja militante Islamike Hamas javën e kaluar ranë dakord për ndërprerjen e zjarrit.

Grupi militant Jihad islamik e pohoi përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG