Ndërlidhjet

Solana: Politikë dy kahëshe ndaj Iranit


Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian Havier Solana tha se Perëndimi do të vazhdojë "politikën dy kahëshe" në raport me Iranin: sanksionet dhe diplomacinë.

Solana tha se Irani ende nuk ka kthyer përgjigje rreth ofertës për lehtësitë ekonomike në këmbim të ndalimit të pasurimit të uraniumit.

Në anën tjetër, Irani tha se raundi i ri i sanksioneve të Bashkimit Evropian do t'i dëmtojë vetëm bizneset evropiane.

Zv/ministri i Jashtëm Mahdi Safari i tha gazetës austriake "Die Presse" se vendi i tij do t'i tërheqë fondet në vlerë prej 100 miliardë dollarë nga Evropa dhe vendet tjera.

XS
SM
MD
LG