Ndërlidhjet

Bosnje: Hetime rreth ish kryeministrit


Prokurorët në Bosnje thanë se po hetojnë ish kryeministrin rreth akuzave për dorëzim ilegal të të dyshuarëve për terrorizëm tek autoritetet ushtarake amerikane.

Prokurorët thanë se Zlatko Lagunxhia dhe zëvendësministri i brendshëm kanë autorizuar dorëzimin e gjashtë qytetarëve të Bosnjes me origjinë marokene në vitin 2002, në kundërshtim me rregullat ligjore.

Të deportuarit përfunduan në burgun Guantanamo dhe njëri prej tyre këtë muaj ka fituar të drejtën që të kundërshtojë vendimin tek gjykatat civile amerikane.
XS
SM
MD
LG