Ndërlidhjet

Serbët formojnë Kuvendin e tyre


Liderët e serbëve të Kosovës për sot kanë paralajmëruar formimin e Kuvendit të bashkësisë së komunave të Kosovës.
Takimi është paralajmëruar për në orën 16 dhe do të mbahet në pjesën veriore të Mitrovicës. Sipas liderëve serbë ky Kuvend do t'i mbrojë interesat e serbëve të Kosovës.

Instuitucionet e Kosovës e kanë dënuar fuqishëm krijimin e këtij Kuvendi dhe atë e konsiderojnë strukturë paralele të serbëve në Kosovë.

Nga ana tjetër, në Gazimestan afër Prishtinës, serbët sot shënojnë edhe 28 qershorin, që ata e quajnë Dita e Vidovdanit.
XS
SM
MD
LG