Ndërlidhjet

OKB: KS-ja shprehu shqetësim për zgjedhjet në Zimbabve


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara shprehu shqetësim për vendimn e autoriteteve të Zimbabvesë për të vazhduar procesin e zgjedhjeve presidenciale duke e mbajtur rundin e dytë, megjithqë nuk ekzistojnë kushte për zgjedhje të lira dhe korrekte. Deklarata e Këshillit të Sigurimit u mbështet nga të 15 vendet anëtare.

Por, Këshilli nuk ia doli që votimet e djeshme në Zimbabve, t'i shpallë jolegjitime, për shkak të kundërshtimit nga Afrika Jugore.

Presidenti Robert Mugabe, me gjasë, është i sigurtë se do të fitoj pasi rivali i tij, Morgan Tsvangirai, që kishte fituar në rundin e parë, i bojkotoi zgjedhjet për shkak të fushatës së dhunës kundër mbështetësve të opozitës.

Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice po punon me anëtarët e Këshillit të Sigurimit për një rezolutë që "do t'i dërgoj mesazh të fuqishëm të kundërshtimit" ndaj qeverisë së Zimbabvesë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG