Ndërlidhjet

Kabul: Vritet edhe një ushtar i NATO-s


Një ushtar i forcave të NATO-s në Afganistan u vra në shpërthimin në jug të vendit, njoftuan këto forca.

Zyrtarisht nuk u dha nacionaliteti i tij, por në krahinën Helmand ku ai humbi jetën, shumica e ushtarëve janë britanikë.

Qershori ishte muaji më vdekjeprurës për trupat ndërkombëtare në Afganistan, që nga invazioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2001. Gjithsejt 42 ushtarë u vranë gjatë këtij muaji.

XS
SM
MD
LG