Ndërlidhjet

Basha: Strukturat paralele serbe, jolegjitime


Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Lulzim Basha tha sot se ngritja e strukturave paralele serbe në Kosovë, është jolegjitime dhe një tallje e Beogradit me vetveten dhe sërbët e Kosovës.

"Përgjigjet për këto struktura janë dhënë në Bruskel dhe në Nju Jork" tha ministri Basha pas takimit në Tiranë, me homologun rumun Lazar Comanescu.

Sipas Bashës, serbët e Kosovës e kanë të ardhmen në Kosovë, me perspektivë evropiane, si një minoritet me të drejta të plota.

Të dy ministrat e jashtëm theksuan faktin se e ardhmja e rajonit është në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG