Ndërlidhjet

Rusia mbështet kuvendin e serbëve të Kosovës


Rusia mirëpriti krijimin e kuvendit të serbëve të Kosovës.
Ministria e jashtme e Rusisë tha se kjo ishte "përgjigje logjike ndaj shpalljes së njëanshme të pavarësisë së këtij territori".

"Kjo pasqyron vullnetin mbizotërues në mesin e serbëve për të kundërshtuar integrimin e detyruar në krijesën e paligjshme të shqiptarëve të Kosovës", thuhet në deklaratën e diplomacisë ruse.

Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë cilësuar si të paligjshëm Kuvendin e serbëve në veri të Kosovës.
XS
SM
MD
LG