Ndërlidhjet

Sarkozy: Maqedonia duhet ta zgjidhë mospajtimin për emër


Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, i ka shkruar një letër presidentit të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, në të cilën ka shprehur mbështetje për synimet e këtij vendi që të integrohet në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Por, zoti Sarkozy ka kërkuar nga Branko Cërvenkovski, që të mbyllet mospajtimi i gjatë me Greqinë lidhur me emër.

Agjencia AP mëtutje raporton se mospajtimi lidhur me emër, kishte nxitur Greqinë, me mbështetjen e Francës, që me veto ta kundërshtoj pranimin e Maqedonisë në NATO.

"Maqedonia është plotësisht e kualifikuar për t'ju bashkuar NATO-s, por së pari duhet ta zgjidhë mospajtimin lidhur për emër me Greqinë", shkruan, pos tjerash, në letrën e presidentit Sarkozy.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG