Ndërlidhjet

Motaki: Nuk ka gjasë për të sulmuar Iranin


Ministri i jashtëm iranian, Mançur Motaki tha se as Shtetet e Bashkuara, as Izraeli nuk do të rrezikojnë të sulmojnë Iranin.

Një sulm i tillë nuk ka gjasa të ndodhë, duke pasur parasysh përfshirjen amerikane në Irak dhe Afganistan, tha Motaki.
Komentet e Motakit për AP-në erdhën pas deklaratave të presidentit amerikan Bush se të gjitha opcionet për Iranin janë mbi tryezë.

Perëndimi ka mosmarrëveshje të thella me Iranin lidhur me programet bërthamore të Teheranit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG