Ndërlidhjet

Betancourt bashkohet me fëmijët


Politikania franko-kolumbiane Ingrid Betancourt u bashkua me famijët e saj, pas gjashtë viteve peng tek guerilët majtistë.

Djali dhe vajza, të shoqëruar nga shefi i diplomacisë franceze Bernard Kouchner, udhëtuan për në Bogotë nga Parisi, menjëherë pas operacionit për shpëtimin e saj. Ajo tha se e konsideron shpëtimin e saj dhe të 14 pengjeve tjera "mrekulli".

Betancourt ishte rrëmbyer nga Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC) në vitin 2002, në kohën kur ishte kandidate në zgjedhjet presidenciale.
XS
SM
MD
LG