Ndërlidhjet

Dubrovnik: Kryeministri Thaçi merr pjesë në një samit ndërkombëtar


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në samitin ndërkombëtar, në të cilin do të jenë të pranishëm edhe zyrtarë të lartë evropianë dhe amerikanë.

Temë e këtij samiti është integrimi i Evropës Juglindore në strukturat evroatlantike, siguria dhe zhvillimi.

Nga zyra e kryeministrit Thaçi është bërë e ditur se ai do të flasë për sfidat e integrimit të Kosovës në strukturat evroatlantike dhe pritet të takohet me zyrtarë të lartë të vendeve të rajonit, që marrin pjesë në këtë samit.

Ky tubim mbahet sot dhe nesër në Dubrovnik.
XS
SM
MD
LG