Ndërlidhjet

Irani iu përgjigj ofertës perëndimore


Irani iu përgjigj ofertës së fuqive botërore rreth programeve të tij atomike.

Ambasadori iranian në Belgjikë ia dorëzoi përgjigjen shefit të diplomacisë evropiane Havier Solana, por përmbajtja nuk është bërë ende publike.

Më herët, televizioni shtetëror tha se përgjigja e Teheranit është "konstruktive" dhe "kreative".

Muajin e kaluar, Solana, në emër të pesë vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermanisë i ofroi Iranit pakon e lehtësive financiare dhe politike, në rast se pezullon pasurimin e uraniumit.
XS
SM
MD
LG