Ndërlidhjet

Polonia refuzon ofertën amerikane


Kryeministri i Polonisë Donald Tusk tha sot se Varshava ka refuzuar ofertën amerikane për forcimin e forcave të saj ajërore në këmbim të vendosjes së pjesëve të sistemit të mbrojtjes raketore në Poloni.

Tusk tha se oferta e tanishme nuk përmbush kërkesat për rritjen e sigurisë së Polonisë.

Sidoqoftë, ai tha se qeveria e Polonisë mbetet e hapur për biseda të tjera me Uashingtonin rreth sistemit të mbrojtjes raketore amerikane.
XS
SM
MD
LG