Ndërlidhjet

Uashington: Vdiq ish senatori Jesse Helms


Ish senatori amerikan, Jesse Helms, vdiq në moshën 86 vjeçare, ka njoftuar zëdhënsëi i tij. I ndjeri Helms për 30 vite ka shërbyer në Senatin e Shteteve të Bashkuara.

Ai ishte kryesues i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie të Jashtme, kur edhe pat bërë presion për reforma në Kombet e Bashkuara.

Presidenti amerikan, George Bush, shprehu ngushëllime për vdekjen e senatorit Helms dhe nëpërmjet të një kumtese, tha se "nën udhëheqjen e tij, Komiteti i Senatit për Marrëdhënie të Jashtme ishte forcë e fuqishme për liri".
XS
SM
MD
LG