Ndërlidhjet

Gjendje e tensionuar ndërmjet Gjeorgjisë e Rusisë


Një zëdhënës i Kremlinit tha sot se presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka ftuar Gjeorgjinë që "të përmbahet nga nxitja e tensioneve" në rajonet separatiste Oshetia Jugore dhe Abkhazi në Gjeorgji.

Sipas zëdhënësit, zoti Medvedev ka shprehur domosdonë për vazhdimin e bisedimeve me të gjitha palët e përfshira në konflikte.

Sot më herët, Ministria e mbrojtjes e Rusisë, akuzoi Gjeorgjinë se ka plane për ta kthyer kontrollin ndaj Abkhazisë me forcë dhe tërhoqi vërejtjen kundër planeve të këtilla eventuale.

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për rritjen e dhunës në rajonin separatist Oshetia Jugore në Gjeorgji dhe ka kërkuar përmbajtje nga të gjitha palët.
XS
SM
MD
LG