Ndërlidhjet

Turqi: Vazhdohet burgu për komplotistët


Mediat në Turqi njoftuan se organet e drejtësisë vazhduan vendimin për mbajtje në burg të shtatë personave, në lidhje me komplotin për rrëzimin e qeverisë.

Agjencia e lajemve Anatolia tha se në mesin e tyre është edhe Atilla Ugur, kolonel në pension.

Ata ishin në mesin e 21 të dyshuarve të arrestuar këtë javë, si pjesë e komplotit. Burgosjet ndodhin në kohën kur partia në pushtet, ajo për Drejtësi dhe Zhvillim, po mbron veten në gjykatë kundër akuzave sipas të cilave dëshiron të minojë rendin sekular në Turqi.
XS
SM
MD
LG