Ndërlidhjet

Papa i bën thirrje pjesëmarrësve të G8-ës


Papa Benedikti i XI-të i ka bërë thirrje vendeve të G8-ës të mendojnë për të varfërit. Apeli i Papës vjen në prag të takimit të krerëve të shteteve dhe qeverive të tetë vendeve më të industrializuara të botës, që fillon nesër në Japoni. Kriza ekonomike do të jetë në qendër të takimit.

"I bëj thirrje pjesëmarrësve në takimin e Hokaidos që të vënë interesat e më të dobtëve dhe më të varfërve në qendër të përpjekjeve të tyre. Dobësia e tyre është rritur edhe më shumë si pasojë e spekullimeve financiare dhe efektit të shëmtuar në çmimet e ushqimeve dhe energjisë", tha Ati i Shenjtë.
XS
SM
MD
LG