Ndërlidhjet

Rice fillon turneun në Evropë


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleeza Rice udhëton sot për në Pragë, për të nënshkruar marrëveshjen për sistemin e mbrojtjes raketore.

Departamenti i Shtetit njoftoi se gjatë turneut katër ditor në Evropë, Rice do të qëndrojë edhe në Sofje dhe në Tbilisi, me qëllim diskutimin e çështjeve bilaterale dhe transatlantike.

Shtetet e Bashkuara synojnë të vendosin pjesë të sistemit të mbrojtjes raketore në Çeki dhe në Poloni. Rusia kundërshton këto plane.
XS
SM
MD
LG