Ndërlidhjet

Haradinaj: Qeveria të ketë strategji për Veriun


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar sot nga Qeveria që të përpilojë një strategji konkrete për të menaxhuar situatën në veriun e Kosovës. Ai ka tërhequr vërejtjen se situata atje po përkeqësohet vazhdimisht.

"Gjendja në këto rajone është në degradim e sipër dhe është një teren i lirë për eksperimentim, por pa një strategji konkrete të institucioneve vendore", tha ai.

Në një konferencë për media, Haradinaj ka kritikuar qeverinë për mungesë lobimi adekuat në procesin e njohjes së shtetit të Kosovës.

"Bindja ime është se nuk është punuar sa duhet, në mënyrën e duhur dhe e konstatoj një ngurtësi apo vetëmbyllje të institucioneve në raport me këtë çështje", ka thënë Haradinaj.
XS
SM
MD
LG