Ndërlidhjet

Iran: Nuk ndalon pasurimi i uraniumit


Irani nuk do të ndalojë pasurimin e uraniumit dhe kërkesat për një hap të tillë janë të paligjshme, tha presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad.

Komentet e Ahmadinexhadit ishin të parat që nga e premtja e kaluar, kur Irani i dorëzoi Havier Solanës përgjigjen për ofertën perëndimore.

Shtetet e Bashkuara, Kina, Rusia, Britania, Franca dhe Gjermania kërkojnë pezullimin e programeve për pasurimin e uraniumit përpara se të nisin bisedimet për paketën e ofruar.

Kjo paketë parasheh dhe ndihmë për Teheranin që të zhvillojë programe që do përdorin energjinë bërthamore për qëllime civile.
XS
SM
MD
LG