Ndërlidhjet

Rice viziton Poloninë dhe Çekinë


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice u takua në Varshavë me homologun e saj polak, Radoslaw Sikorski. Vendosja e një pjese të mbrojtjes raketore amerikane në Poloni ishte tema kryesore e takimit.

Zëdhënësi i Departmanetit të Shtetit tha se bisedimet mund të përfundojnë këtë javë. Të martën Rice është në Pragë për të nënshkruar marrëveshjen për vendosjen e sistemit radar, si pjesë e mbrojtjes raketore.

Rice si pjesë e turneut evropian do të vizitojë dhe Bullgarinë dhe Gjeorgjinë.
XS
SM
MD
LG