Ndërlidhjet

Lubjanë: Takohen Hyseni me Rupelin


Ministrat e jashtëm të Sllovenisë dhe të Kosovës, Dmitri Rupel dhe Skënder Hyseni, gjatë takimit të tyre në Bled, i kanë vlerësuar të mira marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Në një deklaratë, Rupel theksoi mbështetjen e Sllovenisë për Kosovën e pavarur dhe tha se misioni i BE-së do t'i kontribuojë stabilitetit në Kosovë. Ai po ashtu tha se Kushtetuta e Kosovës i garanton siguri pakicës serbe në Kosovë.

Ministri Hyseni u pajtua me konstatimin se Kosova do tu garantojë siguri pakicave dhe falenderoi Slloveninë për mbështetjen.
XS
SM
MD
LG