Ndërlidhjet

Medvedev: Bisedimet me Bushin, s'ka përparim


Rusia dhe Shtetetet e Bashkuara nuk kanë shënuar ndonjë përparim të veçantë në bisedimet e zhvilluara mes presidentit Bush e Medvedev në kuadër të takimit të G8-ës.

Deklarata e Medvedevit u bë mëngjesin e sotëm, një ditë pas takimit të tij të parë me homologun amerikan.

"Ka çështje për të cilat ne kemi dallime me Shtetet e Bashkuara, për të cilat fola dje. Lidhur me to nuk është shënuar ndonjë përparim, por ne vazhdojmë të shkëmbejmë opinionet dhe të ruajmë kontaktet e punës për këto çështje, tha Medvedev.

Agjencitë e lajmeve njoftuan se edhe Kosova ka qenë temë e takimit të djeshëm Bush-Medvedev.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG