Ndërlidhjet

Rice: Rusia po rrit tensionet në Abkazi


Sekretarja amerikane e Shtetit Condolezza Rice ka kritikuar Rusinë për krijimin e tensioneve në Gjeorgji.

Uashingtoni kërkon si nga Gjeorgjia dhe nga Rusia "të mënjanojnë sjelljet provokative", por sjelljet e fundit të Rusisë "shtojnë tensionet në rajon", tha Rice gjatë qëndrimit në Pragë.

Po sot Abkazia ka hedhur poshtë propozimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur një forcë policore ndërkombëtare në këtë rajon.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se rajoni kishte nevojë urgjente për një prani ndërkombëtare policie, në zonat ku shpërthimet e fundit të bombave morrën jetën e katër personave.

Përfaqësuesit e Abkazisë thanë se Shtetet e Bashkuara gjithmonë kanë mbajtur një qëndrim të njëanshëm pro Gjeorgjisë.

Abkazia, e cila formalisht është pjesë e Gjeorgjisë, u shkëput nga kontrolli i Tbilisit gjatë konfliktit të fillimviteve '90-të. Atje janë vendosur paqeruajtës rusë.
XS
SM
MD
LG