Ndërlidhjet

Tiranë: Berisha kërkon ngritjen e institutit për studimin e krimeve të komunizmit


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i kërkoi sot Parlamentit shqiptar miratimin e ngritjes së institutit studimor për krimet e kryera në periudhën e komunizmit.

Nisma vjen në kohën, kur politika shqiptare është përfshirë në debat për miratimin e një ligji për hapjen e dosjeve të ish bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, një nga strukturat me famëkeqe të diktaturës komuniste.

Qeveria vlerëson se zbardhja e dosjeve të persekutorëve të diktaturës do të shërbeje për krijimin e një klase më të përgjegjshme politike dhe pastërtisë së figurave zyrtare.

Ndërkohë opozita mendon së hapja e dosjeve cenon të drejtat e njeriut dhe Kushtetutën shqiptare.
XS
SM
MD
LG