Ndërlidhjet

Rice: Mospajtimi me Iranin mund të zgjidhet në mënyrë diplomatike


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, në një intervistë ekskluzive për Radion Evropa e Lirë, tha se mospajtimi me Iranin, për programin e tij bërthamor, mund të zgjidhet në mënyrë diplomatike.

- Ne besojmë shumë fuqishëm dhe presidenti Bush e ka bërë shumë të qartë se ky problem me Iranin, lidhur me tekologjinë e tij bërthamore, mund të zgjidhet në mënyrë diplomatike. Për këtë ne po punojmë, tha zonja Rice.

Gjatë qëndrimit të saj në selinë e Radios Evropa e Lirë, zonja Rice tha se problemi kryesor me programin bërthamor të Iranit, është procesi i pasurimit të uraniumit, që mund të çoj në prodhimin e armatimit atomik.
XS
SM
MD
LG