Ndërlidhjet

Mugabe ofron qeveri të unitetit


Presidenti i Zimbabvesë Robert Mugabe po përgatitet të formojë qeverinë e unitetin, me pjesëtarë të opozitës, tha Ministri i Jashtëm Simbarashe Mumbengegvi.

Mugabe fitoi zgjedhjet presidenciale pasi lideri i opozitës Morgan Tsvangirai u tërhoq, për shkak të kërcënimeve ndaj mbështetësve të tij. Nuk dihet nëse Tsvangirai do të jetë pjesëmarrës në qeverinë e unitetit.

Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera e kanë cilësuar "turp" rizgjedhjen e Mugabe-s dhe kanë bërë thirrje për sanksione ndaj qeverisë së tij.
XS
SM
MD
LG