Ndërlidhjet

Churkin: Të mos rrezikohet UNMIK-u


Rusia insiston se nuk duhet të ketë kurrëfarë aktivitetesh të cilat do të rrezikonin autoritetin dhe praninë e OKB-së në Kosovë, derisa të sqarohet dykuptimësia për rolin e ardhshëm të UNMIK-ut dhe të vazhdojnë konsultimet me Serbinë.

Amabsadori rus në OKB Vitalij Churkin tha se Moska e konsideron çështje të rëndësishme rikonfigurimin e UNMIK-ut, "të cilën duhet kthyer në Këshillin e Sigurimit dhe përmes konsultimeve duhet gjetur formulën me të cilën pajtohen të gjithë".

Ai tha se EULEX-i nuk mund të veprojë në kundërshtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit dhe as "me mendimin e shprehur qartë të Sekretarit të Përgjithshëm rreth rikonfigurimit të UNMIK-ut".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG