Ndërlidhjet

Rice: Bisedime për konfliktet në Gjeorgji


Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për përpjekje të reja për të zgjidhur konfliktet separatiste në Gjeorgji.

Duke folur para mediave, sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice tha se nevojiten bisedime në nivel të lartë për të zgjidhur konfliktin mes Tbilisit dhe rajoneve të Abkazisë e Osetisë Jugore. Këto të fundit kërkojnë të shkëputen nga Gjeorgjia, dhe kanë mbështetjen e Moskës në qëndrimet e tyre.

Rice u takua me presidentin e Gjeorgjisë Mihail Saakashvili, i cili ka mbështetjen amerikane për tërësinë territoriale të vendit.

Derisa Rice vizitonte Gjeorgjinë, Moska zyrtare tha se aeroplanët ushtarakë rusë kanë fluturuar mbi Oseti për të parandaluar armiqësitë mes Tbilisit dhe rajonit separatist.
Po sot shefi i diplomacisë ruse u takua në udhëheqësin e Abkazisë Sergei Bagapsh.

Pas takimit Lavrov tha se planet për ta afruar Gjeorgjinë me NATO-n do të shkatërrojnë çdo përpjekje për paqe.
XS
SM
MD
LG