Ndërlidhjet

BE premton 500 mil. euro për Kosovën


Bashkimi Evropian premtoi 500 milionë euro ndihmë për Kosovën, në fillim të konferencës së donatorëve, sot në Bruksel.

Komisioneri për Zgjerim Olli Rehn tha se donacioni është dëshmi e përkushtimit të bllokut për Kosovën, pas shpalljes së pavarësisë në shkurt.

"Falë këtyre përpjekjeve shpresoj që premtimet në këtë konferencë do të arrijnë në një miliardë euro. Ky do të jetë kontributi më i madh për zhvillimin e Kosovës, në adresimin e nevojave të vërteta për njerëzit që jetojnë në Kosovë, qoftë në energji, edukim, transport, ndërtimin e institucioneve apo kapaciteteve administrative" tha Rehn, në hapje të konferencës së donatorëve.
XS
SM
MD
LG