Ndërlidhjet

Sllovakia nuk njeh pasaportat e Kosovës


Sllovakia nuk do të pranojë pasaportat e reja të cilat prej 18 korrikut do të lëshohen nga autoritetet e Kosovës, tha sot Ministria e Jashtme e Sllovakisë.

"Ne nuk e njohim Kosovën e pavarur, pra as dokumentet e tyre. Edhe më tutje do të njohim pasaportat që lëshon UNMIK-u dhe ato të Serbisë" citohet të ketë thënë për mediat sllovake, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Jan Shkoda.

Ministria tha se qytetarëve kosovarë me pasaportat e reja nuk do t'u lejohet as hyrja në Sllovaki, as në rastet kur kanë viza Shengen.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG