Ndërlidhjet

Bush takon Sejdiun dhe Thaçin


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush do të takojë liderët e Kosovës, me 21 korrik 2008, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi do të zhvillojnë të parën vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara si udhëheqës të Kosovës së pavarur.

Kjo vizitë, sipas Shtëpisë së Bardhë, është një mundësi më shumë për presidentin Bush që të diskutojë me presidentin Sejdiu dhe kryeministrin Thaçi mbështetjen e tij të fortë për përpjekjet e qeverisë së Kosovës në ndërtimin e një shteti demokratik, të përparuar dhe shumë etnik me institucione që u shërbejnë të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG