Ndërlidhjet

Assad kërkon ndihmën e Sarkozy


Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad ka kërkuar nga Franca të ndihmojë në bisedimet paqësore mes Izraelit dhe Sirisë.
Kërkesa e al Assadit u bë gjatë takimit me homologun e tij francez, Nicholas Sarkozy.

Kjo vizitë shënon rikthimin e Assadit në skenën ndërkombëtare, që nga viti 2005 kur Siria u akuzua për vrasjen e ish kryeministrit libanez Rafik Hariri.

Në takimin e Mesdheut marrin pjesë 40 udhëheqës nga vende të ndryshme dhe synohet forcimi i bashkëpunimit mes Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.
XS
SM
MD
LG