Raportohet se nëntë ushtarë të Shteteve të Bashkuara janë vrarë nga një sulm i kryengritësve në Lindje të Afganistanit.
Një zyrtar i Forcës Ndërkombëtare Ndihmëse të Sigurisë, që udhëhiqet nga NATO-ja, tha se militantët kishin shtënë me armë automatike dhe me predha kundër forcave amerikane nga një pozicion në fshatin Wanat në provincën Kunar.
Një zyrtar tjetër i NATO-s në Bruksel tha se janë vrarë edhe disa kryengritës talibanë gjatë aksionit njëditësh. Këta dy zyrtarë folën nën kushtin e anonimitetit pasi këto vrasje ende nuk janë shpallur zyrtarisht.