Ndërlidhjet

Ndryshime në LDK


Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot vendosi që të themelojë "Organin Ekzekutiv" të LDK-së dhe emëroi si shef ekzekutiv Blerim Kuçin. Më herët Kuçi ka mbajtur postin e Ministrit të Brendshëm në Qeverinë e Kosovës.

Vendimi në fjalë synon përmirësimin e punës dhe funksionimit të LDK-së.

U paralajmëruan edhe vendime të tjera, që synojnë plotësimin e strukturës udhëheqëse, sipas skemës së miratuar nga kryesia qëndrore e LDK-së.
XS
SM
MD
LG