Ndërlidhjet

Steinmeier ndërmjetëson për Abkazinë


Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Frank Walter Steinmeier planifikon të ndërmjetësojë në zgjidhjen e konfliktit në Abkazi.

Kabineti i tij njoftoi se nesër ai do të fillojë turneun në Tbilisi, Sukumi dhe në Moskë.

Gjendja në Abkazi është tensionuar gjatë këtij muaji. Disa shpërthime kanë ndodhur në rajonin që synon shkëputjen dhe gëzon mbështetjen e Moskës.
XS
SM
MD
LG