Ndërlidhjet

Maqedonia njeh pasaportat e Kosovës


Ministria e Jashtme e Maqedonisë njoftoi se do t'i njoh pasaportat e reja të Kosovës, duke i konsideruar ato si vazhdimësi e pasaportave të UNMIK-ut.

Petar Çulev nga kjo ministri tha se "qytetarët e Kosovës lirisht do të mund të hyjnë në Maqedoni me pasaportat e reja, sikurse edhe deri më tani".

Maqedonia ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG