Ndërlidhjet

Londër: Kapen 5 imigrantë ilegalë


Pesë imigrantë ilegalë u kapën në barrakat e ushtrisë britanike pasi ishin fshehur në kamionët e një konvoji ushtarak, tha policia britanike.

Policia tha se beson që ata kanë depërtuar në konvoj, gjatë ndalesës në portin francez të Kalaisit.

Konvoji po transportonte Land Rover ushtarakë që ktheheshin nga Kosova, njoftoi gazeta Sun.

Dy prej imigrantëve janë nga India, dy nga Afganistani dhe një nga Irani.
XS
SM
MD
LG