Ndërlidhjet

Uribe: Përdorën simbolet e ICRC për pengjet


Presidenti i Kolumbisë Alvaro Uribe pranoi se në operacionin ushtarak për shpëtimin e Ingrid Batancourt-it dhe 14 pengjeve të tjera, janë përdorur simbolet e Komitetit të Kryqit të Kuq (ICRC).

Pas operacionit për shpëtimin e pengjeve, që për gjashtë vite ishin mbajtur nga FARC-u, Kolumbia kishte mohuar përdorimin e këtyre simboleve.

Me Konventën e Gjenevës, simbolet e Kryqit të Kuq nuk guxohet të përdoren pa autorizim. Uribe tha se merrë përgjegjësinë për incidentin, por nuk do të dënojë zyrtarët që i kanë përdorur në operacionin e shpëtimit.
XS
SM
MD
LG