Ndërlidhjet

Steinmeier ofron plan për Abkazinë


Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Frank Valter Steinmeier arriti në Gjeorgji, në përpjekje për zbutjen e tensioneve rreth rajonit të Abkazisë. Ai paraqiti planin prej tre fazash që përqëndrohet në deklarimin e palëve kundër dhunës, kthimin e refugjatëve të përkatësisë etnike gjerogjiane në Abkazi dhe hyrja e ndihmë së huaj për rindërtim. Elementi kyç i planit, sipas shefit të diplomacisë gjermane, është fillimi i një dialogu të drejtpërdrejtë.

Planin Steinmeier ia paraqiti homologes së tij gjeorgjiane. Më pas Steinmeier do të takohet në qytetin Batumi në Detin e Zi me presidentin Saakashvili. Nesër do të qëndrojë në Abkazi, e më pas do të udhëtojë për në Moskë ku do të takohet me homologun e tij Sergei Lavrov.

Lavrov ka akuzuar Perëndimin se po bllokon përpjekjet për lehtësimin e tensioneve mes Gjeorgjisë dhe Abkazisë.
Lavrov kujtoi propozim rezolutën e paraqitur nga Rusia në Këshillin e Sigurimit ku kërkohej që të dyja palët të binin dakord për tu vetpëmbajtur dhe të mos përdornin forcën.

Propozimi rus u bllokua nga vendet perëndimore, theksoi Lavrov.

Tensionet në rajonin e Abkazisë, që kërkon shkëputjen nga Gjeorgjia dhe gëzon përkrahjen e Rusisë, janë shtuar kohët e fundit.
XS
SM
MD
LG