Ndërlidhjet

Mjekët apelojnë në Hagë për Stanishiqin


Mjekët e Jovica Stanishiqit kërkuan nga Gjykata e Hagës për ish Jugosllavinë të mos ta detyronin të akuzuarin të kthehej në qendrën e paraburgimit.

Stanishiq, ish shef i sigurimit në regjimin e Millosheviçit akuzohet për krime lufte nga drejtësia ndërkombëtare.

Gjykimi i tij në Hagë u ndalua më 16 maj për së paku tre muaj. Pas këtij vendimi Stanishiqit iu lejua të kthehej në Serbi për arsye shëndetësore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG