Ndërlidhjet

Chertoff: Terroristët po përpiqen të hyjnë në SHBA


Sekretari amerikan për siguri të brendshme, Michael Chertoff, ka tërhequr vërejtjen se terroristët po përpiqen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara me pasaporta të Bashkimti Evropian dhe se nuk ka garanca se zyrtarët do t'i zënë ata çdo herë.

Këto komente të tij, mbrëmë në Kongresin amerikan, u bënë në kohën kur Shtetet e Bahskuara po hyjnë në periudhë të ndjeshme me mbajtjen e konventatave partiake për nominimin e kandidatëve, pastaj zgjedhjet presidenciale në nëntor dhe tranzicioni i administratës së re në janar të vitit 2009.

Sipas sekretarit Chertoff, të gjitha këto zhvillime mund të jenë caqe atraktive për terroristët.
XS
SM
MD
LG