Ndërlidhjet

Tirana kërkon shpejtësi për në NATO


Shqipëria dhe Kroacia kërkuan përshpejtim të procesit të anëtarësimit me të drejta të plota në NATO.

Kryetarët e parlamenteve të të dy vendeve, Topalli dhe Bebiq i kanë dërguar sot Kongresit amerikan dhe parlamenteve të 26 vendeve të NATO-s një letër ku kërkojnë ratifikim të protokollit të bashkëpunimit me NATO-n.

Protokolli u nënshkrua këtë muaj nga ministrat e jashtëm shqiptar dhe kroat në Bruksel.

Kryetarët e parlamenteve Topalli dhe Bebiq garantuan vendet e NATO-s për thellimin e reformave dhe forcimin e shtetit ligjor.

XS
SM
MD
LG