Ndërlidhjet

BE kritikon Iranin për dënimin me vdekje


Bashkimi Evropian kritikoi Iranin rreth ekzekutimeve dhe planeve për zgjerimin e rasteve kur do të aplikojë dënimin me vdekje.

Në komunikatën e BE-së, u shpreh shqetësimi rreth raporteve për ekzekutimin publik të 10 iranianëve vetëm gjatë javës së kaluar. Poashtu u shpreh shqetësimi edhe rreth paralajmërimit se Irani po përgatit një ligj të ri përmes të cilit do të dënojë me vdekje ata që në internet promovojnë "korrupsionin, prostitucionin etj".

Bashkimi Evropian tha se ligji "kufizon brutalisht lirinë e shprehjes".
XS
SM
MD
LG