Ndërlidhjet

Bush, Maliki diskutojnë sigurinë në Irak


Shtëpia e Bardhë tha se presidenti George Bush dhe kryeministri irakian Nuri al Maliki janë pajtuar për "rrugën e përbashkët përpara" në bisedimet rreth marrëveshjeve afatgjate bilaterale.

Zëdhënësja Dana Perino tha se gjatë një video-konference, Bush dhe al Maliki janë pajtuar rreth mënyrës së përbashkët për përfundimin e negociatave.

Qeveria irakiane ndërkaq tha se bisedimet përfshinë diskutimet për afatin e bartjes së përgjegjësive në lëmin e sigurisë nga trupat amerikane, në mënyrë që një pjesë e ushtarëve amerikanë të mund të largohen nga Iraku.
XS
SM
MD
LG