Ndërlidhjet

Solana: SP i OKB fikson kornizën e EULEX


Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian Havier Solana tha se kreu i Kombeve të Bashkuara Ban Ki moon fikson kornizën e veprimit të EULEX-it sipas rezolutës 1244 dhe se misioni evropian i rendit e ligjit do të jetë nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara.

Komentet e tij janë bërë në takimin e sotëm në Bruksel, të organizatave ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë. Temë diskutimi ishte bashkëpunimi i këtyre organizatave dhe korniza e tyre vepruese në Kosovë.

Ai tha se EULEX-i në Kosovë i ka aktualisht rreth 400 pjesëtarë dhe "derisa ky mision të vendoset plotësisht, UNMIK-u do të jetë përgjegjës për të gjithë sektorët".
XS
SM
MD
LG